Lajme

Shefja e BE-së: 70% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur muajin në janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

“Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar”, tha Von der Leyen përmes një videoje të postuar në internet.