Kosova
Shëndeti i qytetarëve është i rrezikuar nga produktet jocilësore
Shëndeti i qytetarëve të Kosovës është ende i rrezikuar nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues me mallra të kontrabanduara.
Me rastin e Ditës Botërore të Konsumatorit, kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se ndër problemet më të mëdha janë mallrat e kontrabanduara, që, sipas tij, është alarmante në Kosovë.
Ai ka thënë se vetëm 1 për qind e mallrave të importuara i nënshtrohen kontrollit për cilësi dhe kjo parqet pasiguri për qytetarët. Ndërsa, në tryezën me temën “Të drejtat e konsumatorit në Kosovë”, ministri Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe të sigurisë së konsumatorëve, përcjell albinfo.ch
Ai bëri me dije se qytetarët e Kosovës mund të lajmërojnë në linjat telefonike në çdo kohë, kur shkelen të drejtat e tyre. Hasani kërkoi nga konsumatorët që të ndihmojnë ministrinë, pasi ka mungesë të inspektorëve. Sherif Fejzullahu, nga Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit, tha se edhe përkundër faktit që në Kosovë ka ligje, të cilat e mbrojnë konsumatorin, problemi qëndron te moszbatimi i tyre.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit











