Kosova
Shënohet Dita e FSK-së, bashkë me qytetarët
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, organizojnë “Ditën e Hapur’’.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar djemtë dhe vajzat në uniformë me rastin e “Ditës së Forcës”.
Në këtë ditë të rëndësishme, ai shpreh respektin e tij të sinqertë për gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.
“Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme. Në këtë ditë të veçantë le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave, të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë, të cilën e gëzojmë sot. Vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të mund të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta. Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë”, ka uruar Jashari, përjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












