Kosova
‘Shija e Kosovës Online’ sjell produktet e veçanta të bizneseve vendore
Prishtinë, 22 shkurt 2021 – Është lansuar këtë muaj platforma ‘Shija e Kosovës Online’, që funksionon si një kanal i ri i shitjeve dhe promovimit të bizneseve vendore që ofrojnë produkte ushqimore finale, të gjitha me përbërës natyralë dhe të freskët, shkruan albinfo.ch.
Lista e prodhimeve vendore në ‘Shija e Kosoves Online’ https://gjirafamall.com/ofertat/ppseshpalos produkte si: ajvar, xhem, mjaltë, turshi, bimë mjekësore, produkte bimore, çajëra apo mëlmesa, si dhe lëngje dhe ëmbëlsira. Përveç lehtësisë për të kontrolluar gamën e shumëllojshme të produkteve në dispozicion, platforma ka të integruar edhe transportin brenda Kosovës, deri në shtëpinë e konsumatorit, duke e bërë blerjen më të lehtë dhe me më pak ndalesa.
Platforma ‘Shija e Kosovës Online’ është rezultat i bashkëpunimit midis GjirafaMall dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në kuadër të mbështetjes së platformave të shitjes dhe reklamimit online me metodat më të avancuara të marketingut digjital të produkteve vendore.
“Partneriteti për platformën ‘Shija e Kosovës Online’ synon të krijojë një kanal të shitjeve shtesë për prodhuesit vendorë dhe të rrisë shitjet e tyre. Kjo ndikon në krijimin e më shumë vendeve të punës në sektorin prodhues, si dhe në rritjen e të ardhurave”, thotë Donika Gashi nga projekti PPSE, që implementohet nga Swisscontact. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të përkrahë punësimin e qëndrueshëm dhe fitimprurës më sektorin privat në Kosovë.
Duke blerë online produkte vendore në GjirafaMall, mbështeten prodhuesit vendorë dhe bizneset e tyre, promovohet ushqimi natyral dhe i freskët, por gjithashtu thjeshtohet blerja për konsumatorët, të cilët gjithmonë e më shumë po orientohen drejt blerjeve online. Të gjithë prodhuesit e produkteve ushqimore në Kosovë që janë të interesuar për të pasur praninë e tyre në platformën ‘Shija e Kosovës Online’ janë të mirëpritur.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit