Shkurt.ch
Shiste heroinë në Zvicër, paguhej 2000 franga në muaj në Shqipëri!
Personi 36 vjeçar, përgjatë tetë muajve ka shitur në Emmen të Lucernit heroinë me vlerë prej rreth 260 mijë frangash. Është dënuar me 4 vjet burg
Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar një shtetas të Shqipërisë me katër vjet burg për tregti me drogë. Personi 36 vjeçar, përgjatë tetë muajve ka shitur në Emmen të Lucernit heroinë me vlerë prej rreth 260 mijë frangash, shkruan luzernerzeitung.ch.
Trupi gjykues ka arsyetuar se dënimi relativisht i ulët që i është shqiptuar të akuzuarit përkundër shkeljeve të shumëfishta dhe të ndryshme të ligjit, ka të bëjë me sjelljet e tij të mira gjatë procesit të zhvilluar ndaj tij, transmeton albinfo.ch. Personi i përmendur i cili jetonte si i papunë dhe me borxhe, qe “punësuar” në Shqipëri për të shitur drogë në Zvicër.
Në muajin maj të vitit 2015 ai kishte ardhur në Zvicër për këtë qëllim dhe kishte filluar me shitje të drogës që në verën e atij viti. Prej atëherë deri në muajin mars të vitit 2016 kur është kapur, ai ka shitur 7-8 kilogramë heroinë, transmeton albinfo.ch. Për punën që bënte, atij i paguhej nga bosët e tij një pagë mujore prej 2000 frangash që i dërgohej në Shqipëri ndërsa i mbuloheshin edhe shpenzimet e jetës në Zvicër.
Ai e ka pranuar veprën dhe me këtë, vendimi gjyqësor është bërë i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











