Autotech
Shitjet e veturave do të bien me 25 %
Për shkak të krizës së madhe ekonomike të shkaktuar nga Covid-19, tregu evropian i veturave do të tkurret me 25 për qind në vitin 2020, deklaroi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Shitjet e veturave në bllokun prej 27 anëtarësh pritet të bien me 3 milionë njësi, nga 12.8 milionë në 2019 në 9.6 milion në vitin 2020.
Më herët Shoqata deklaroi “se pas goditjes së valëve të virusit në periudhën midis marsit dhe majit, tregu i BE-së është tkurrur me 41.5 për qind deri më tani këtë vit”, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
“Kjo situatë pritet të lehtësohet në një farë mase në muajt e ardhshëm pasi masat kufizuese janë hequr në të gjithë rajonin”.
Pritshmëria e vitit 2020 paraqet shifrat më të ulëta të shitjeve të makinave që nga viti 2013.
Industria e automjeteve punëson rreth 13.8 milionë evropianë, direkt dhe indirekt, duke përbërë kështu 6.1 për qind të të gjitha vendeve të punës në union.
Masat për të parandaluar përhapjen e virusit, të tilla si mbyllja dhe kufizimet kufitare, ndikuan thellësisht në aktivitetet ekonomike, veçanërisht në BE dhe Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?