Koronavirusi: çast pas çasti

Shitjet online shënojnë rritje që nga shfaqja e pandemisë

Në periudhën e kaluar, përmes internetit më shumë janë blerë prodhime ushqimore. Por, tani gjërat kanë ndryshuar.

Pandemia e virusit korona ka bërë që njerëzit të zëvendësojnë mënyrën tradicionale të blerjes, duke blerë produkte në internet. Supermarketeve dhe shpërndarësve në internet porositë u janë rritur për 8 deri në 9 herë më shumë.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur si shoqatë që në këtë periudhë edhe të moshuarit po blejnë përmes internetit, ka pasur transaksione të personave mbi moshën 65 vjeç që blejnë në internet. Në fillim të marsit, të dhënat e brendshme treguan se disa klientë kanë blerë ushqim të konservuar”- thotë Viktor Stojkoski, nga Shoqata e Tregtisë.

Qytetarët që i anketuam mendojnë se është e sigurt të blihet përmes internetit.

“Jo, unë nuk përdor as telefon celular. G: Sa mendoni se është e sigurt? Është e sigurt, mirë është, lëvizim përpara”.

“Po paguaj, mendoj se është pagesë e sigurt. G: A do të bëjë koranavirusi që ta harrojmë pagesën me para të gatshme? Nuk mendoj se do të ndikojë, faturat do të paguhen si zakonisht”.

Të gjitha bankat në vend ofrojnë shërbime elektronike bankare për pagesën e ujit, energjisë elektrike dhe shpenzimeve të tjera. Nga sektori bankar thonë se koronavirusi ka rritur transaksionet, por ende nuk ka shifra zyrtare. Në vend të regjistruar janë 1,020 dyqane që shesin online. Qytetarët më parë kanë bërë 6.5 miliardë transaksione në internet, duke shpenzuar 174 milionë euro për shërbime online.

Pandemia e virusit korona ka bërë që njerëzit të zëvendësojnë mënyrën tradicionale të blerjes duke blerë produkte në internet. Në periudhën e kaluar, përmes internetit më shumë janë blerë prodhime ushqimore. Kështu që supermarketeve dhe shpërndarësve në internet porositë u janë rritur për 8 deri në 9 herë më shumë.

.