Lajme
Kaos me çmimet e naftës dhe energjisë në botë
Çmimet britanike dhe europiane të gazit shënuan të dyja nivele të reja rekord teksa lufta e Ukrainës po bën kërdinë edhe në tregjet e energjisë, duke kërcënuar të godasë koston e jetesës.
Indeksi NBP në Londër u rrit në një moment në mbi 500 pikë përqindjeje, duke tejkaluar nivelin më të lartë të të gjitha kohëve të vendosur në dhjetor, mes një situate të rënduar që shkaktoi kolapsin e një sërë furnizuesish të gazit për përdorim familjar. Edhe indeksi për gazin europian, The Dutch Title Transfer Facility, preku 200 eurot për të parën herë, megjithatë më pas arriti të stabilizohej sërish.
Analistët e tregut paralajmërojnë për luhatje të tjerë të reja mes rrezikut të problemeve të mëdha të furnizimit, sanksioneve dhe një vale të re të ftohti. Çmimet e larta të gazit kanë detyruar tashmë Ofgem të rrisë kufirin e çmimit që furnizuesit mund të vendosin, me një maksimum të ri të pritshëm prej 1,97 paund, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Rritja reflektoi një katërfishim të çmimeve të tregut të energjisë përpara se Rusia, furnizuesi i dytë më i madh i gazit në botë, të pushtonte Ukrainën, vend përmes të cilit kalojnë shumë prej tubacioneve të saj të gazit në Europë. Çmimet janë rritur përsëri që nga shpërthimi i luftës, duke nxitur paralajmërime se kufiri i faturave mund të lëvizë ndjeshëm sërish. Rusia furnizon me gaz gati 40% të kontinentit të vjetër, e tregjet tani po mundohen shumë të vlerësojnë ndikimin e një ndërprerjeje të gazit rus qoftë për shkak të konfliktit, qoftë prej sanksioneve të Perëndimit.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse