Muzikë

Shkëlzen Doli do të performojë në Prishtina Gastronomy Festival

Violinisti shqiptar me famë botërore, Shkëlzen Doli, do të performojë më 21 korrik në Festivalin e Gastronomisë Shqiptare që do të mbahet në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë të mëhershme për albinfo.ch, organizatorët kanë thënë se ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

Ky festival do të mbahet gjatë datave 20 dhe 21 korrik.

Për këtë festival që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” janë planifikuar aktivitete të ndryshme, ku do të marrin pjesë kuzhinierë e arkitektë të njohur shqiptarë.

Njëherësh do të mbahen forume të ndryshme lidhur me gastronominë, promovime librash, e po ashtu gara për ngrënien më të shpejtë.

Rikujtojmë se festivali ishte paraparë të mbahej gjatë datave 13-14 korrik, por u shty për shkak të motit të papërshtatshëm.