Sport
Gashi: Më mirë Baseli kampion sesa unë golashënues i vitit
Të dielën do të luhet ndoshta ndeshja më e mirë në elitën e futbollit zviceran për këtë sezon. Dy ekipet e para që luftojnë për titull kampioni, Bazel dhe Yong Boys, do të ballafaqohen mes veti. Përveç kësaj, në një garë të fortë për top golashënues janë edhe dy futbollistët, Shkëlzen Gashi i Bazelit dhe Guillaume Hoarau i Young Boys.
Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, udhëheq me 21 gola të shënuara kundrejt Guillaume Hoarau i Young Boys që ka 4 gola më pak, gjithsej 17 gola të shënuara.
Mirëpo, për futbollistin e kombëtares shqiptare më i rëndësishëm është titulli i kampionit të Bazelit se sa ai i top golashënuesit të vitit në Zvicër. “Nëse Hoarau arrin të më kalojë me gola, unë do ta përgëzoja”, thotë Gashi për “Blick.ch”, transmeton albinfo.ch.
“Për mua më e rëndësishme është titulli i kampionit sesa i golashënuesit”.
Gashi është në rrugë të mirë për t’u shpallur për të dytin vit radhazi golashënuesi më i mirë në Zvicër, ashtu siç është edhe klubi i tij, Bazeli, i cili aktualisht udhëheq 11 pikë më shumë se sa Young Boys.
Kjo ndeshje ka zgjuar interesimin edhe të publikut, ku janë shitur afro 35 mijë bileta.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













