Shëndetësi
Shkencëtarët zviceranë zbuluan zëvendësuesin e insulinës për diabetikët
Shkencëtarët zviceranë zbuluan kohët e fundit se kafja mund të jetë një "injeksion i ri i insulinës" për diabetikët
Gjegjësisht, në botën e sotme ekzistojnë më shumë se 415 milionë njerëz me diabet, dhe deri në vitin 2030 parashikohet se do të jetë shkaktari i shtatë kryesor i vdekjes.
“Nivelet e sheqerit në gjak mund të jenë më shumë se kurrë të lejuara”.
Njerëzit me diabet të tipit 1 dhe shumë me tipin 2 duhet të monitorojnë vazhdimisht nivelet e sheqerit në gjak dhe të rregullohen me injeksione të hormoneve të insulinës, shkruan albinfo.ch.
Injeksioni i insulinës është një mënyrë efektive për trajtimin ose kontrollimin e kësaj gjendjeje kronike, por nuk është i përsosur.
Pa insulinën, njerëzit me diabet rrisin nivelin e sheqerit në gjak, ndihen shumë keq, kanë dhimbje koke dhe gjithashtu mund të humbin vetëdijen.
Prandaj, janë kryer shumë hulumtime për të bërë të mundur që pa përdorimin e injeksioneve të insulinës të kontrollohet sëmundja, dhe mbi të gjitha ka të bëjë me informimin e njerëzve për një zgjidhje të shëndetshme jetësore për të parandaluar ndodhjen e diabetit tip 2.
Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment me minj që duket se premton, dhe në qoftë se hulumtimet e mëtejshme tregojnë një efekt të ngjashëm mbi njerëzit që zakonisht kafja të ndikojë në nivelet e glukozës dhe ndjeshmërisë së insulinës njerëzore – atëherë diabetikët mund të zëvendësojnë dy ose injeksione të përditshme të insulinës me pije me kafeinë që do të merret para ngrënies. Dëshmi të mëtejshme nevojiten për të vërtetuar efikasitetin e këtij hulumtimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












