Koronavirusi: çast pas çasti
Shkenctarët: COVID 19 është bërë edhe më i rrëzikshëm, përhapet në ajër
Shkenctarët kërkojnë nga OBSH masa tjera mbrojtëse
Koronavirusi po shënon viktima të reja në të gjithë botën. Një ndër dilemat më të mëdha që kanë shoqëruar njëzimin gjatë kësaj periudhe ka qenë si përhapet virusi dhe sa qëndron ai në ajër. “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull këtij fakti, ku thotë se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.
Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nga ajri, pra virusi mund të qëndrojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me viruse do të infektohet.
Deri tani OBSH i është përmbajtur bindjes se virusi përhapet përmes stërkalave të sekrecioneve nga goja apo hunda që çlirohen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollës, por këto stërkala janë të rënda dhe bien shpejt përdhe. Pra nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik. Dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër.
Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç shkruan gazeta, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen. Masat e reja do të përfshijnë vënien e maskave në mjedise të mbyllura, “edhe nëse personat qëndrojnë në distancë larg njëri-tjetrit” dhe se duhet të bëhen të detyrueshme masakat për punonjësit e shëndetësisë pasi këto maska “filtrojnë edhe stërkalat më të vogla të sekrecioneve të përhapura përmes sistemit të frymëmarrjes nga të sëmurët”, përcjellë albinfo.ch,
Po ashtu, sistemet e qarkullimit të ajrit mund të kenë nevojë për modifikime “për të reduktuar në maksimum ajrin e qarkulluar”.
Gazata New York Times shkruan se pas analizimit të email-eve të brendshme të OBSH dhe intervistave me 20 shkencëtarë, përfshirë konsulentë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shfaqet imazhi i një organizate që “Megjithë qëllimet e mira, nuk ecën në të njëjtin hap me shkencën”.
The New York Times shkruan se shtimi i numrit të infeksioneve pas rihapjes së bizneseve dhe zyrave “gjithnjë e më shumë” konfirmon atë “që shumë shkencëtarë e kanë thënë prej muajsh: virusi qëndron pezull në ajër në mjedise të mbyllura duke infektuar personat në këto mjedise”.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie Ai është dërguar në Gjykatën Penale mëngjesin e së hënës me një automjet të blinduar të...
-
Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë
-
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
-
Artistet kosovare, Agona Shporta e Tringa Sadiku, më 2 maj, me koncert në Cyrih
-
Taravari: Asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa diasporën
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt i Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët