Shqipëria
Nën udhëheqjen e Florim Cuculit, realizohen për herë të parë në Shkodër ndërhyrje koronare live me IVUS
Për herë të parë në qytetin e Shkodrës, janë kryer me sukses dy ndërhyrje koronare live, të udhëhequra nga mjekët nga Zvicra Aurel Toma dhe Florim Cuculi.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë: “Mirëmëngjesi nga Shkodra, ku për herë të parë u realizuan live dy ndërhyrje koronare me udhëheqjen e ekografisë intravaskulare( IVUS), nën drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, së bashku me ekipin e kardiologëve intervencionues të Spitalit Rajonal të Shkodrës.”
Ndërhyrjet u realizuan nën drejtimin e ekografisë intravaskulare (IVUS), një teknikë moderne që ndihmon në vizualizimin e brendshëm të enëve të gjakut dhe përmirëson saktësinë e trajtimeve koronare.
Më pas lajmi është shpërndarë me krenari edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit










