Lajme
Shkollat publike në Nju-Jork do të bëjnë testim javor për COVID-19
Shkollat publike në Nju-Jork do të fillojnë të rihapen për mësim më 7 dhjetor, duke filluar nga shkollat fillore për nxënësit, prindërit e të cilëve bien dakord për testimin javor.
Qyteti i Nju-Jorkut ishte një nga juridiksionet e pakta në Shtetet e Bashkuara që u përpoq të rihapte shkollat në vjeshtë, ndërsa vendi vazhdon të luftojë me shpërthimin më vdekjeprurës të koronavirusit. Por, COVID-19 bëri që të mbyllen shkollat përsëri në mes të nëntorit, më pak se tetë javë pasi ata kishin filluar të ofronin mësime në klasë, përcjell albinfo.ch.
Disa banorë të Nju-Jorkut ishin të zhgënjyer kur panë që shkollat po mbyllen përsëri, ndërsa palestrat u lejuan të veprojnë dhe restorantet mund të ofrojnë ngrënie në ambiente të brendshme në shumicën e zonave.
Shkollat që u shërbejnë fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, të njohura si shkolla të Distriktit 75, do të rihapen më 10 dhjetor.
Shumë familje kishin zgjedhur mësimin në distancë edhe kur shkollat u rihapën në shtator, por qyteti gjithashtu ofroi mësim të “përzier”, me studentë që ndiqnin mësime personalisht disa ditë në javë nëse bien dakord për teste mujore të koronavirusit.
Me rihapjen e shkollave muajin tjetër, për të hyrë në një klasë, studentët duhet të kenë një formë të nënshkruar të pëlqimit që bien dakord për testimin javor të koronavirusit.
Qyteti do të monitorojë gjithashtu rezultatet e testeve të koronavirusit të shkollave dhe mund të mbyllë çdo shkollë ku raportohen raste të shumta. Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 4 milionë raste të reja deri më tani në nëntor dhe mbi 35,000 vdekje të lidhura me koronavirusin, sipas Reuters, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit













