Koronavirusi: çast pas çasti
Shkollat po hapen në shtetet evropiane
Franca e Holanda ishin vendet më të fundit evropiane që po rihapin shkollat, pas pushimeve disajavore prej pandemisë së koronavirusit
Fëmijët e shkollave fillore do të rinisin mësimin nga 11 maji, me një maksimum prej 15 nxënësish në klasë.
Të tjerë fëmijë do të rikthehen më 18 maj, por shkollat do të nisin aktivitetin vetëm nëse plotësojnë kushtet strikte të sigurisë shëndetësore.
Fëmijët holandezë do të rinizin shkollën fillimisht me kohë të pjesshme prej 11 majit, ndërsa mund të nisin lojën sportive sa bashku prej 29 prillit.
Disa fëmijë në Gjermani kanë rinisur të kthehen në shkollë për përgatitjen e provimeve, ndërsa të tjerë po presin që 16 landet të caktojë rregullat e veta të mësimit.
Në Zvicër, gjithashtu do të hapen shkollat, fillimisht deri në klasën e gjashtë, e më pas edhe për më të rriturit, përcjell albinfo.ch.
Ministri francez i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, tha se nxënësit do të rikthehen gradualisht duke nisur nga më të vegjëlit, më 11 maj.
Disa shkolla të mesme e profesionale do të rinisin nga 18 maji, me synim arrijten e hapjes së të gjithë sistemit arsimor deri në 25 maj.
Blanquer tha se çdo marrëveshje do të diskutohet me autoritetet lokale, sindikatat e mësuesve dhe grupet e prindërve. Universitetet franceze do të mbeten të mbyllura.
Në Holandë kryeministri Mark Rutte tha se nxënësit do të rikthehen fillimisht ‘part-time’ me shkollat fillore dhe kopshtet më 11 maj.
Në Berlin, 16-vjeçarët do ndjekin 19-vjeçarët që po nisin mësimin, ndërsa grupmoshat e tjera do të vijojnë më vonë, sipas rregullave te secilit shtet, transmeton TCH.
Disa nxënës gjermanë nisën mësimin kësaj jave, duke mbajtur maska fytyre e duke dezinfektuar duart, para se të uleshin në tavolinat e shpërndara me hapësirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime












