Shqipëria
Shkon në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Deri tani janë 157 të dyshuar, por vetëm 12 kanë rezultuar pozitive.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku njëri është i lidhur me pacientin zero, ndërsa tjetri është një rast i ri në Lushnje.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë raportit të fundit për media, ku tha se janë testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste positive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me RASTIN 1 të identifikuar me koronavirusin e ri, ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje (78-vjeçar) me histori udhëtimi me Italinë. Të dy rastet e reja në vetizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Në total deri në këto momente janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive, por në gjendje të stabilizuar.
7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha Rakacolli.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës












