Lajme
Shkon në 722 numri i të vdekurve nga koronavirusi
Përhapja e coronavirusit s’ka të ndalur
Informacionet e fundit tregojnë se coronavirusi që është përhapur në Kinë, është infektiv që në periudhën e tij të inkubacionit, para shfaqjes së simptomave, duke e bërë atë më të vështirë për t’u izoluar.
Kina dhe e gjithë bota është kërcënuar së tepërmi nga virusi i ri i emërtuar “koronavirus”.
Për të parandaluar përhapjen e virusit, shumë qytete të Kinës janë mbyllur dhe po mban qytetarët e saj të izoluar. Ndërsa shumë vende të tjera në gjithë botën kanë marrë masa në lidhur me epideminë e rrezikshme, duke shtuar kontrollet nëpër aeroportet kryesore të tyre.
Lidhur me zhvillimet e fundit Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur emergjencë globale shëndetësore, pasi virusi deri më tani ka marrë së paku 722 jetë njerëzish (kryesisht në Kinë) dhe më shumë se 34,000 të tjerë janë raportuar të infektuar në gjithë botën.
Mediat e huaja shkruajnë se një qytetar amerikan ka vdekur në Wuhan në 6 shkurt, ndërsa Ministria e Jashtme japoneze raporton se një burrë japonez “që dyshohet se është infektuar me virusin” vdiq gjithashtu në këtë qytet mëngjesin e 8 shkurtit. Dyshohet se virusi vdekjeprurës e ka origjinën nga kafshët, më konkretisht nga lakuriqët e natës dhe gjarpërinjtë.
E gjithë bota duhet të jetë në gatishmëri për të luftuar coronavirusin, ka thënë sot kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr.Mike Ryan.
Dr. Ryan vlerësoi reagimin e Kinës ndaj shpërthimit të virusit vdekjeprurës, duke thënë:
“Sfida është e madhe, por përgjigjja ka qenë masive”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












