Koronavirusi: çast pas çasti

Shkon në dhjetë numri i viktimave të koronavirusit në Skoci

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Skoci ka shkuar në dhjetë.

Deri të shtunën qeveria skoceze njoftoi se janë testuar 8 mijë e 679 persona, ndërsa 416 prej tyre kanë dalë pozitivë për koronavirus, shkruan “Metro UK”.

Ndryshe, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë thirrje që qytetarët britanikë të mos i vizitojnë nënat në Ditën Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Nënave, që shënohet pikërisht sot.

Deri më tani, 240 persona kanë vdekur dhe mbi pesë mijë janë infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe, sipas faqes “Worldometers”, përcjell Albinfo.ch.