Lajme
Shkup: Investim i huaj, fabrikë për pasqyra automjetesh
Kompania indiane "Motherson Group" është kompania e gashtë, e cila do të ndërtojë fabrikë në zonën e lirë ekonomike Bunarxhik në Shkup
“Motherson Group” do t’i prodhojë të gjitha llojet e pasqyrave për automjete, ndërsa i gjithë prodhimi do të dedikohet për eksport jashtë vendit, njofton Alsat M.
Karakteristikë e kësaj kompanie e cila kontrollon 22 % të tregut botëror në këtë fushë është se para 35 viteve pronari i saj Vivek Segal atëherë vetëm 18 vjeç, bashkë me nënën e tij, biznesin e tyre e kishin filluar vetëm me 8 dollarë amerikan.
“Matherson është kompani të cilën e hapëm unë dhe nëna ime dhe nga këtu rrjedh edhe emri i kompanisë. Kur filluam në vitin 1975 ishim të punësuar vetëm dy persona, por tani me ndihmën e Zotit kemi të punësuar mbi 51.000 persona në mbarë botën”, tha Vivek Segal, pronar i kompanisë Matherson Indi.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka bërë të ditur se se investimi i kompanisë indiane në Bunarxhik kap shifrat prej 12 milion eurosh.Po ashtu investim në fazën e parë të saj do të siguroj së paku 140 vende të reja pune.
Fakti se qarkullimi vjetor i Motherson Grup është thuajse sa gjithë bruto prodhimi vendor i Maqedonisë, për ministrin e Ekonomisë Saraçini paraqet dëshmi se ky investim do të ketë sukses edhe në vendin tonë.
“Bëhet fjalë për një kompani e cila ka qarkullim vjetor prej 5 miliardë euro që përafërsisht sa i gjithë bruto prodhimi vendor i Maqedonisë”, tha Valon Saraçini Ministër i Ekonomisë.
Kompania indiane pritet pasi një viti ta prodhojë pasqyrën e parë në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër













