Tematike
Shkurorëzim ose ndarje, çfarë do të bëhet me kredinë time private?
Të marrësh pak qartësim rreth situatës tuaj financiare gjatë kësaj faze të ndryshimit, është diçka e mirë për ju. Çfarë detyrimesh kanë të dyja palët? Kush i paguan këstet për shlyerjen e kredisë suaj?
Ju keni marrë një kredi private gjatë ose para martesës. Instituti kreditues ua ka dhënë kredinë duke u bazuar në gjendjen personale tuajën dhe të partneres/it, dhe rrjedhimisht ju jeni përgjegjësi/ja i/e vetëm/vetme për shlyerjen e saj.
Zgjedhja e pasurisë martesore luan me siguri një rol vendimtar. Në Zvicër ne dallojmë tri regjime të ndryshme pasurore: Ndarja e të arriturave, ndarja në komunitet dhe ndarja e pasurisë. Varësisht nga zgjedhja e qëndrimit, mund të ndryshojë gjithçka.
Duam të ju kujtojmë se kredia hipotekare nuk mund të krahasohet me një kredi private ose hua private. Tek rasti i kredisë private bëhet fjalë për një kredi konsumi.
Ju jeni të ndarë: Sipas rregullit, këtu nuk ka më solidaritet: ai i cili e ka nënshkruar kontratën, është përgjegjës. Në rast se kredidhënësi nuk është i informuar për ndarjen, ai ka mundësi që shlyerjen e kredisë ta kërkojë tek të dy bashkëshortët. në një situatë të tillë është e dobishme që të dokumentohet përmes një vendimi gjyqësor, në mënyrë që të mos mund të bëjë më justifikime.
Gjendja e Ndarjes së pasurisë, në parim e mbron partnerin/en tuaj nga detyrimet kreditore para dhe gjatë martesës në raport me gjendjen e ndarjes së arritjeve. Në rast se bëhet fjalë për një borxh shtëpiak: shpenzimet për banesën e familjes, mobilet, makina, veshmbathja, ushqimi, koha e lirë, kujdesi shëndetësor dhe detyrimi për mbajtje dhe arsimim të fëmijëve. Në këto raste, bashkëshortët mbahen përgjegjës në mënyrë solidare për borxhet, me përjashtim nëse ata gjenden në një raport të zhdrejtë sa u përket të ardhurave. Ky vendim duhet të merret në mënyrë individuale nga të dy ata.
Statusi i Bashkësisë së Pasurisë detyron të dy bashkëshortët. Një diferencim i vogël: Masat e pasurisë tek Bashkësia e Pasurisë nuk janë përgjegjëse për borxhet ose për masat e trashëgimisë, të cilat janë lidhur nga bashkëshorti para martesës.
Nëse njëri ka bërë garancinë për kredinë e partnerit/es: Pavarësisht nga arsyeja, ai mbetet i detyruar solidarisht për borxhin edhe pas ndarjes.
Kredia private nuk është ndonjë magji. Informohuni tek instituti juaj kompetent kreditor. Shpresojmë se këto informacione kanë qenë të dobishme.
Më shumë informata në gjuhën shqipe : multicredit.ch
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme









