Kuriozitete
Shoferët më të këqij të Evropës
Studimi i pagëzuar ‘Barometri Europian i Shoferëve të Përgjegjshëm’ përfshiu vetëm 11 shtete të BE-së.
Një studim i porositur nga operatori rrugor francez Vinci Autoroutes ka bërë disa zbulime mjaft interesante këtë fillim sezoni veror.
12,4000 evropianët e intervistuar gjatë muajit maj të këtij viti u pyetën rreth perceptimit të tyre mbi shoferët vendas në raport me fqinjët e tyre të tjerë në BE. Rezultatet ishin goxha interesant.
Përgjatë gjithë kontinentit, plot 79% e të anketuarve kishin një perceptim negativ për sa i përket performancës në timon të bashkëqytetarëve të tyre.
Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, Greqia ishte ajo që spikati më së shumti.
Plot 91% e shoferëve grekë i gjykonin negativisht shoferët e shteteve të tjera.
Por, në të njëjtën kohë, grekët ishin ata që raportuan shifrat më të larta të ‘sjelljes së pacivilizuar’ edhe nga bashkëqytetarët e tyre.
Kjo sjelle përfshinte të sharat, të bërtiturat, rëniet e burisë, afrimin e tepërt dhe parakalimin e parregullt, përdorimin e celularit apo edhe daljet nga mjeti për t’u ballafaquar me shoferët e tjerë.
Grekët morën rezultatet më të larta për sa u përket shoferëve ‘gjaknxehtë’ – duke u përputhur hera herës deri në detaj me fqinjët e tyre në veri.
Spanjollët dhe britanikët duket si ishin shoferët më pak gjykues ndaj shteteve të tjera, ndërsa gjermanët ishin ata që ndanin pikëpamjen më pozitive për bashkëqytetarët e tyre.
Spanjollët ishin më ‘të përgjegjshmit’ për sa i përket përdorimit të telefonit gjatë udhëtimit me makinë.
Por, sa u përket shoferëve më të zhurmshëm dhe atyre më të stresuar, Belgjika zuri vendin e parë.
Vetëm 47% e shoferëve belgë pranuan se ndiheshin të qetë dhe të relaksuar kur ngisnin makinën – përqindja më e ulët nga të gjitha shtetet e tjera.
Krahasuar me Holandën – plot 2 në 3 shoferë ndiheshin të relaksuar në timon.
Sidoqoftë, holandezët u renditën të parët për sa i përket ngatërrimit të korsisë së biçikletave, ku 2 në 5 shoferë pranuan se kishin parkuar gabimisht në një korsi biçikletash. /euronews
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












