Lajme
Shoferi shqiptar 16 vjeç nga Zvicra “bahet horë” nga i moshuari në Kosovë
Videoxhirimi që po qarkullon në mediat sociale të Kosovës e tregon një të moshuar duke i bërtitur këtij të riu për sjelljen e tij
Një shqiptar i ri nga Zvicra, 16 vjeçar, e nget veturën në një rrugë të Kosovës, më shpejt se që është e lejuar. Veç kësaj, ai si 16 vjeçar nuk ka fare të drejtë të vozisë. Videoxhirimi që po qarkullon në mediat sociale të Kosovës e tregon një të moshuar duke i bërtitur këtij të riu për sjelljen e tij. Ai i drejtohet atij edhe në gjuhën gjermane duke e qortuar rëndë se një gjë e tillë nuk lejohet as në Zvicër. Kjo i ka shërbyer portalit 20minuten.ch për tu marrë me temën mbi “vozitësit problematikë kosovarë të Zvicrës”, respektivisht duke e lancuar sërish këtë temë që ishte aktuale verën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Në tekstin e përmendur kujtohet një njoftim nga muaji gusht 2015 sipas të cilit shoferët shqiptarë të ardhur nga diaspora ishin përgjegjës për një numër të madh, mbiproporcional aksidentesh të shkaktuara në Kosovë. Përmendej një ndeshje zinxhirore, ku nga 16 makinat, 14 ishin me targa të jashtme. Ky perceptim vitin e kaluar ka shërbyer për shumë komente në mediat sociale dhe në mediat tjera, kosovare dhe zvicerane.
Ndërkaq, i pyetur nga 20.minuten.ch zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci lidhur me këtë çështje, e ka mohuar këtë perceptim. Sipas tij, ajo që vjen nga vendet perëndimore, e në këtë rast edhe bashkatdhetarët që jetojnë atje, në Kosovë identifikohet me kulturë dhe përparim, përcjell albinfo.ch. Prandaj nuk mund të pranohet se vozitësit e atjeshëm kanë sjellje më të këqija në trafik. Bëhet fjalë vetëm për raste të izoluara, ka thënë Borovci. I gjithë problemi, sipas tij është se diaspora kosovare është shumë e madhe. Prandaj, kur mërgimtarët vijnë këtu gjatë verës shtohet dukshëm numri i makinave dhe kjo e ndryshon dinamikën në komunikacion.
Linku në të cilin mund të shikohet ky videoxhirim:
http://www.20min.ch/schweiz/news/story/Secondo-gibt-in-Kosovo-Gas—und-bekommt–rger-16396059
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












