Lajme

Shoqata e krijuesve shqiptarë në Zvicër mban kuvendin zgjedhor të dielën

Shoqata e krijuesve shqiptarë në Zvicër (SHKSHZ) ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor më 17 nëntor, të dielën, në Cyrih.

Shoqata ka ftuar të gjithë krijuesit që të marrin pjesë në numër sa më të madh, në mënyrë që Kuvendi të jetë i suksesshëm.

Kuvendi do të mbahet në Cyrih, ndërsa shoqata ka njoftuar se ora dhe adresa e mbajtjes së Kuvendit do të bëhen të ditura ditët në vijim, shkruan albinfo.ch.