Shqetësimet e ambasadorit rus Rogozin
Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Olegovich Rogozin, ka thënë se Moska është e shqetësuar se Serbia për të hyrë në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Rogozin ka deklaruar se Serbia nuk mund të pretendojë që ta marrë planin për t’u bërë pjesë e Aleancës, sepse hyrja në NATO është e pamundur për shkak të situatës me Kosovën, pasi që- sqaron Rogozin- nuk u lejohet anëtarësimi shteteve që kanë konteste territoriale.
“Dua të theksoj se për të hyrë në NATO, Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njëra pa tjetrën është e pamundur. Moska shqetësohet se Serbia për shkak të hyrjes në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë të na çojë në një situatë të pazakontë dhe të pakëndshme”, ka thënë Rogozin për mediat serbe.
Ai ka theksuar se Rusia është gjithmonë e gatshme t’u ndihmojë “vëllezërve serbë”, mirëpo para se të bëjë diçka duhet të dijë qëndrimin e Beogradit zyrtar, duke qenë se, sipas tij, vetë serbët e caktojnë fatin e tyre.
E-Diaspora
-
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë KQZ cakton afatin për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit... -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës janë “rrugës” në Zvicër Dy kompani nga Lucern janë prekur nga vala e fundit e shkurtimeve të vendeve të punës;... -
Si ndihmojnë shkollat në Ticino në parandalimin e mushkonjave tigër -
Disa mësues me tuberkuloz në Valais: Ekzaminohen 80 fëmijë -
Ofertat e punës në bankat zvicerane arritën nivelin më të ulët në tre vjet në prill -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë













