Shqipëria
Shqipëri: 5 të vdekur dhe 172 raste të reja, gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 5 të vdekur dhe 172 raste të tjera me koronavirus (COVID-19).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 201.902, ndërsa numri i të vdekurve në 3.115. Ndërkohë, në gjithë vendin janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192.428.
Raste aktive aktualisht janë 6.359, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po marrin trajtim në spital.
Në Shqipëri janë kryer edhe 1.440 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.406.517 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














