Shqipëria
Shqipëri: Emigrantëve u zhvaten 55 milionë euro
Komisionet e larta që aplikojnë agjencitë e transfereve të parave u marrin emigrantëve dhe familjeve shqiptare të paktën 55 milionë euro në vit padrejtësisht.
Në vitin 2015 Banka Botërore, Komisioni Europian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara shpallën objektivin që kostot e dërgimit të parave nga jashtë të zbresin në nivelin 3 për qind të shumës së dërguar brenda vitit 2030.
Sipas aksion-planit të shpallur në samitin e valutës në Maltë, ulja e kostove për dërgesat duhet të fillonte menjëherë. Por të dhënat zyrtare nga Banka tregojnë se në Shqipëri, komisionet e dërgesave vazhdojnë të mbeten të pandryshuara dhe në nivele shumë të larta.
Sipas Bankës në fund të vitit të kaluar kostoja mesatare e dërgimit të parave në Shqipëri ishte 9.5 për qind, ose mbi 3 herë më shumë se sa objektivi i shpallur nga Bashkimi Europian dhe OKB.
Pjesa dërmuese e remitencave në Shqipëri, rreth 850 milionë euro në vit, dërgohen përmes agjencive të transfertave për shkak të mbulimit më të gjerë që ato kanë. Vetëm për këto agjenci, të cilat sipas Bankës së Shqipërisë kanë krijuar një treg duopol me konkurrencë të kufizuar, emigrantët dhe familjet shqiptare paguajnë 55 milionë euro në vit padrejtësisht. Pjesën e luanit të këtyre parave e merr union net, agjenti vendas që ka francajzin e Western Union.
Komisionet e larta për dërgesat e emigrantëve janë pranuar publikisht edhe nga institucionet vendase. Dy vjet më parë, Ministria e Diasporës dhe Banka e Shqipërisë deklaruan se Shqipëria ka kostot më të larta të dërgimit të parave në rajon duke kërkuar publikisht uljen e tyre. Por sërish emigrantët dhe familjet shqiptarë vazhdojnë të paguajnë padrejtësisht mbi 55 milionë euro në vit vetëm për agjencitë e transfertave, shkruan Top Channel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














