Shqipëria
Shqipëri: Kontrabandohet nga Serbia insekticidi i ndaluar për pemë e perime
“Sunfire 240 SC”, ky insekticid i rrezikshëm është i ndaluar të përdoret në Shqipëri. Kjo pasi nuk është pjesë e listës së mbrojtjes së bimëve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila duhet të jetë e njëjtë me atë të Bashkimit Evropian.
Pavarësisht kësaj, “Sunfire” përdoret gjerësisht nga fermerët tanë për të luftuar tutën absolute ose krimbin e bardhë.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se ky helm i rrezikshëm në Shqipëri hyn kontrabandë nga Serbia dhe Greqia. Si rregull për të eliminuar insektet e serave dhe fushave, fermeri duhet të përdorë luftën e integruar që është spërkatja e bimës me insekticide të lejuara. Nëse do të respektohet sasia e spërkatjes dhe shpërbërja e helmit, atëherë ushqimi do të jetë i shëndetshëm.
Përdorimi i “Sunfires” në bujqësi mund të shfarosë krimbin e bardhë nga bima, por ky helm i rrezikshëm nuk shpërbehet nga fruta-perimet dhe destinacioni final është organizmi ynë.
“Duke përdorur ilaçe të pakontrolluara fermerët tanë arrijnë të kontaminojnë me helme të rrezikshme edhe tokën, për pasojë kultura bujqësore e radhës e kultivuar në një tokë të droguar nuk do të jetë cilësore”, thotë Tch.
“Është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ai që duhet të kujdeset se çfarë hamë, por ky institucion kontrollet e tij së pari duhet t’i fillojë nga banakët e farmacive bujqësore dhe veterinare të cilat janë të mbushura me ilaçe vdekjeprurëse. Tregtimi i helmeve të rrezikshme mund të sjellë të mira materiale për një grup të vogël individësh, por shkakton pasoja serioze në shëndetin tonë”, thekson më tej televizioni, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë