Shqipëria
Shqipëri: Regjistrimi i popullsisë do të tregojë shifrën e saktë të emigrantëve

Të hënën, më 18 korrik, në Shqipëri do të fillojë regjistrimi i popullsisë, proces përmes të cilit do të mësohet sa shqiptarë jetojnë sot në Shqipëri, sa kanë emigruar gjatë 10 vjetëve të fundit dhe çfarë shifra kanë arritur banesat në Shqipëri.
Në lidhje me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se beson që janë pjekur kushtet për të nisur një proces që duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.
“Është një ushtrim i vështirë, sepse duhet trokitur derë më derë për të mbledhur sipas planit të bërë nga Instituti i Statistikave në 6 javë të gjitha të dhënat, të cilat janë një nevojë absolute për shumë arsye. Dhe, pikë së pari për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë, sa qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot. Dhe po ashtu sa është numri i pasurive të tyre të patundshme”, ka thënë Rama, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket saktësisë të mbledhjes së të dhënave në terren, Rama e lidhi atë me kontribuuesit në këtë proces.
“Kemi partnerët francezë, partnerët zviceranë, partnerët gjermanë, të gjithë të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë, për eksperiencën e tyre në të qenit të saktë në numërim dhe patjetër me mbështetjen e vetë BE, me një fond të konsiderueshëm, ku 55% është vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër është vënë në dispozicion nga këta partnerë dhe dua ta theksoj sepse është e rëndësishme, që për partnerët gjermanë kemi GIZ-in i cili është një institucion që në vijimësi në Shqipëri e ka treguar seriozitetin dhe vlerën e vet të shtuar. Faktori tjetër është teknologjia e lartë, e cila na jep një ndihmë shumë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që garanton integritetin e shifrave në kohë reale”, ka thënë ai.
Në lidhje me procesin e regjistrimit të popullsisë, Bashkimi Evropian e ka ndihmuar INSTAT me një grant prej 4.8 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore