Shqipëria
Shqipëri: Të huajt shpenzuan 1.4 miliardë euro për turizëm gjatë vitit 2021
1.4 miliardë euro kanë shpenzuar të huajt në Shqipëri këtë vit. Shifra tregon se turizmi u gjallërua shpejt falë hapjes nga pandemia, promovuar edhe me sloganin Covid Free.
Shpenzimet janë rritur dyfish, krahasuar me vjet, por janë më të ulëta se dy vjet më parë.
Nga ana tjetër, shqiptarët që udhëtuan jashtë shpenzuan 800 milionë euro. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit në shumë vende të Bashkimit Evropian, daljet kanë qenë më të pakta.
Banka e Shqipërisë thotë se për 9-mujorin, shpenzimet u tyre u rritën në krahasim me vjet, por janë 35 % më të ulëta se në 2019-n.
“Shërbimet e udhëtimit u mbyllën me suficit prej 385 milionë euro, kundrejt atij prej 133 milionë euro një vit më parë”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Deri fund të shtatorit, në Shqipëri kanë hyrë 4.1 milionë shtetas të huaj, kundrejt 3.2 milionë daljeve./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih














