Shqipëria
Shqipëri: Tensione jashtë dhe në seancë, Sali Berisha bllokon foltoren
Si jashtë, ashtu edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë vijojnë tensionet. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa më pas është rrethuar nga garda.
Ky veprim i Berishës ka ardhur pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka ndërprerë fjalën Flamur Nokës dhe Oerd Bylykbashit, duke i cilësuar deklaratat e tyre si shkelje të etikës dhe fyerje të deputeteve gra në Kuvend.
Menjeherë sapo u është ndërprerë fjala, të gjithë deputetët e opozitës janë afruar te foltorja duke e bllokuar atë. Pas këtij vepimi, Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën, duke kërkuar 5 minuta pushim.
Situata para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës po del jashtë kontrollit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa janë hedhur edhe flakadanë në drejtim të efektivëve.
Pas hedhjes së tymuesve, protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve ku po mbahet seanca plenare. Pas shtyrjes trup më trup mes turmës së protestuesve dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtës, situata nuk ka eskaluar më tej në përplasje fizike.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












