Shqipëria

Shqipëri: Vendet bregdetare, më të prekurat nga Covid-19

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me mutacionin Delta, Bashkimi Europian e ka rifutur Shqipërinë ndër vendet e pasigurta, ndaj rifillojnë kufizimet e shqiptarëve për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Vala e katërt e pandemisë tanimë ka prekur Shqipërinë, pasi shifrat që regjistrojnë çdo 24 orë janë në rritje dhe tanimë qytetet më të prekura janë ato bregdetare, të cilat i kanë përcjellë pushuesit, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.

Shifra në rritje raportohen edhe në dy spitalet Covid, ku në gjendje të rëndë shëndetësore paraqiten ata të cilët nuk kanë bërë vaksinë, ndërkohë që mutacioni Delta po prek moshat e reja.

Pas vaksinimit me detyrim të arsimtarëve, studentëve dhe mjekëve, në tetor pritet të merret vendim për vaksinim të detyruar për të gjithë punonjësit e administratës dhe kompani private që kanë numër të lartë punonjësish.