Shqipëria
Shqipëri: Zbulohet skandal i lëshimit të certifikatave false anti-Covid
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në marrjen e certifikatës së vaksinimt Covid -19 në Shqipëri, pa e kryer fare vaksinën. Çdo gjë brenda të gjithave rregullave përsa i përket hapave të ndjekur, por me përjashtim se vaksinën nuk e bën , por kundrejt 50 eurove pajisesh me certifikatë të rregullt.
Elona Naço mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje bëri të mundur dhënien e një certifikate vaksinimi pa e kryer vaksinimin. Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e Fiks Fare një gazetare paraqitet tek spitali Lushnje dhe kërkon të takojë mjeken Naço. Ajo i tregon se aktualisht banon në Itali dhe kërkon të bëj vaksinën për të marr Green Pass-in që e mundëson të lëvizë pa probleme. Mjekja në oborrin e spitalit i thotë se nuk ka problem se ku banon apo se ku është e regjistruar, por po të ishte paraqitur para një dite do ta kishte vaksinuar me Pfizer, por i kishte refuzuar katër copë se nuk kishte patur kërkesa për vaksinim.
Dhe meqë kjo vaksinë është në mungesë mjeka thotë se nuk e ka problem i rregullon të gjitha, vetëm se Pfizer duhet bërë në Lushnje e jo në Gradisht.
“Edhe po të kisha Astra s’ka problem por as ajo nuk më ndodhet për momentin, dje i ktheva katër copë Pfizer” shprehet mjekja.
Ajo i pohon gazetares se në ambulancë ka vetëm vaksinën kineze Coronavac. Kur gazetarja i pohon se nuk ka problem ta bëj edhe atë, mjekja i lë takim në ambulancën Gradisht ditën e nesërme për të kryer vaksinimin.
Ditës tjetër Gazetarët e Fiksit paraqiten pranë kësaj qendre shëndetësore ku mjekja ishte në pritje, ajo i kërkon gazetares mjetin e identifikimit ID dhe merr në sistem të dhënat që i duhen. Më pas pyetjes së gazetares që a mund të marr vetëm vertifikatën pa e kryer vaksinimin, mjekja fillimisht e këshillon ta kryej vaksinimin por nuk nguron që t’i thojë se certifikatën ia jep edhe nesë nuk vaksinohet.
Kundrejt 50 eurove mjekja pa bërë fare vaksinën, plotëson kartonin e vaksinimit me të dhënat e gazetares, shënon datën e vaksinimit dhe numrin e barkodit të vaksinës që gjoja kishte përdorur. Pas 30 ditësh ajo i kërkon gazetares të praqitet për dozën e dytë. Pyetjes së Fiksit nëse pasqyrohet në e-Albania doza e parë e vaksinën, mjekja pohon “Po patjetër”.
Ajo pret ndihmësen e saj e cila do të hedh të dhënat në sistem për tu gjeneruar më vonë online në e- Albania
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në këtë shtet Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, përcjell albinfo.ch. Mediat greke bëjnë...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
Jeta në Zvicër
-
Pritet trafik i rënduar në rrugët e Zvicrës këtë fundjavë Ndërsa shoferë të shumtë po nisen për fundjavën e gjatë të Rrëshajëve, përgatituni për një volum...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë