Kosova
Shqipëria dhe Kosova duan një Kupë të përbashkët, njësoj si Kupa e Mbretit
Kosova dhe Shqipëria po mendojnë të bëjnë një Kupë të përbashkët, të quajtur “Nënë Tereza”. Projekti është bërë dhe është dorëzuar në UEFA
Shqipëria dhe Kosova po punojnë për një Kupë të përbashkët. Kjo është bërë e ditur se në mungesë të një kampionati kombëtar të përbashkët, i cili për momentin nuk është i mundshëm, duhet një Kupë e tillë.
Lajmi është bërë publik nga presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi në një intervistë për gazetën “Zëri”, ku ka zbuluar se kjo Kupë do të quhet “Nënë Tereza”.
“Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është shprehur Ademi, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë mund ta lexoni deklaraten e tij të plotë:
“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje kampionale. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona”. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa “Nëna Terezë. Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Europë që shkon nga kjo kupë”, tha Ademi.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale













