Kosova

Shqipëria dhe Kosova, në Panairin e Turizmit në Berlin

Berlin: Kosova dhe Shqipëria prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit

Nga sot, më 5 mars e deri më 7 mars 2024 në Berlin mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit „ITB Berlin 2024“. Në këtë panair do të prezantohen edhe Kosova dhe Shqipëria me oferta të tyre turistike, përcjell albinfo.ch.

Pesë kompani të sektorit të turizmit nga Kosova do të marrin pjesë në këtë manifestim, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Do të jetë kjo një mundësi e mirë që kompanitë kosovare të prezantojnë ofertat e tyre turistike.

Edhe Shqipëria vjen në ITB Berlin, International Travel Trade Show, me shumë oferta nga bashkitë të ndryshme të vendit, dhe me një stendë të veçantë.