Shqipëria
Shqipëria fillon sot regjistrimin e popullsisë, dënime për ata që nuk përgjigjen

Nga dita e sotme, në Shqipëri do të fillojë regjistrimi i popullsisë dhe banesave. Me këtë rast, do të mësohet numri i saktë i shtetasve shqiptarë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera, shkruan TCH.
Për këtë proces, mbi 7 mijë e 500 persona do të dalin në terren për të grumbulluar të dhëna të detajuara, ndërsa qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular, ku kërkohet informacion i detajuar, i cili duhet të plotësohet me korrektësi.
Qytetarët do të kontaktohen në telefon për të lënë takim me grupet regjistruese dhe për ata të cilët nuk do t’i përgjigjen me korrektësi këtij procesi, do të ketë dënime.
Dënimet variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë, përcjell albinfo.ch.
Procesi i grumbullimit të dhënave zgjat 6 javë dhe për herë të parë të dhënat do të grumbullohen në mënyrë digjitale, çka do të lehtësojë dhe do të përshpejtojë procesin e përpunimit të tyre.
Ndryshe, ky proces përsëritet një herë në 10 vjet.
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore