Shqipëria
Shqipëria u bën thirrje investitorëve turq për të investuar në turizëm
Turqia do të investojë në ndërtimin e super hoteleve në bregdetin shqiptar
Është bërë e ditur se Shqipëria dhe Turqia do të forcojnë më tej bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, përcjell albinfo.ch.
Kjo u theksua në takimin e zhvilluar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmet Ersoy, në Ankara, gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama dhe disa ministra po zhvillojnë në Turqi.
Ministry Klosi për atsh tha se “në një vizitë zyrtare nën drejtimin e kryeministrit në Ankara patëm takim me të gjithë homologët tanë dhe pata një takim shumë të frytshëm me ministrin turk të kulturës dhe turizmit, i cili është një njohës i mirë i të dyja fushave”.
“Në takim diskutuam për zbatimin e marrëveshjes që ne kemi nënshkruar së bashku ndërmjet dy institucioneve tona në Gjirokastër në prillin e këtij viti, marrëveshje të cilat do të vazhdojnë të diskutohet dhe të ndiqen hap pas hapi. Kërkon që të zbatohet një program i përbashkët përsa i përket shkëmbimeve të eksperiencave shqiptare dhe turke në fushën e turizmit, përgatitjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë për të qenë një partner në konkurrencën e rajonit, por edhe në shkëmbimin e eksperiencave dhe të praktikave me një institucion shumë të rëndësishëm të turizmit në Turqi, siç është Agjencia turke e promovimit të Turizmit”, tha Klosi.
Pikë tjetër e marrëveshjes sonë, vijoi ai, është shkëmbimi i praktikave dhe eksperiencave në kuadër të kualifikimit të stafeve që punojnë në botën e turizmit dhe marrjen e një eksperience të jashtëzakonshme që shteti turk ka krijuar në dekadat e fundit për shërbimet në fushën e turizmit dhe krijimin e kushteve të përbashkëta në trajtimit.
“Z. Ersoy si një njohës shumë i mirë i biznesit të turizmit në rajon, kërkoi që të zhvillohet një takim i përbashkët i operatorëve turistikë shqiptarë dhe turk në Stamboll brenda verës së këtij viti për të parë eksperiencat e të dy vendeve tona për të vendosur kontakte në botën e agjencive turistike dhe në shkëmbimin e eksperiencave për të pasur paketa të përbashkëta turistike për më shumë vizitorë nga Shqipëria në Turqi, por po ashtu për të njohur shumë më tepër biznesin turk Shqipërinë si një destinacion turistik pasi realisht është rritur kërkesa e operatorëve turistikë që të vijnë më shumë në Shqipëri. Gjithashtu z. Ersoy premtoi takime me më shumë biznesmenë të investimeve të hotelerisë me shumë emër në Turqi, për të parë Shqipërinë si një opsion real për të investuar në hoteleri dhe në industrinë e re që po krijojmë në Shqipëri, që është industria e turizmit blu kaq atraktive në rajon”, deklaroi ministri Klosi.
Ai shprehu besimin se “brenda korrikut një grup ekspertësh nga Ministria e Turizmit të Turqisë do të vijë në Shqipëri për të parë mundësitë reale të investimeve të investitorëve turq që pastaj në një takim të përbashkët të investitorëve në të dyja shtete tona të kenë mundësinë që të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin mundësitë reale të investimit duke përfituar edhe nga paketat shumë e mirë e nxitjes së investimeve në hotelet me 4-5 yje që qeveria shqiptare ka miratuar”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha për ATSH se “pas vizitës që ministri Ersoy pati pak kohë më parë në Shqipëri, ku pati mundësinë të vizitonte disa nga qendrat me potencial zhvillimi turistik e kulturor, si Gjirokastra, u takuam për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit të mëtejshëm”.
Pas takimit Ersoy-Margariti u nënshkrua “Protokolli i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Përbashkët Historike dhe Kulturore”, i përgatitur për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët në Shqipëri dhe për të forcuar lidhjet historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë Pavarësisht rezistencës së Gjermanisë, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat e importit për makinat elektrike...
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?