Shqipëria

Shqipëria, me investimet më të pakta nga vendet e BE-së

Shqipëria dhe Mali i Zi, janë dy vendet më fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) në raport me totalin.

Sipas një studimit nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës, më 2018 Shqipëria kishte nga BE-ja vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 për qind të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në vendet e tjera në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE-së është shumë më e lartë.

Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE-së, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë).