Shqipëria

Shqipëria me thirrje për shtetasit e saj në Rusi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve të Shqipërisë që po qëndrojnë në Rusi të kontaktojnë Ambasadën shqiptare në Moskë.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:  +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :[email protected]”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu MEPJ bën të ditur se po ndjek në vazhdimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me aleatët, mbi reagimet e mundshme.