Shqipëria
Shqipëria miraton buxhetin prej 8.8 miliardë euro
Totali i fondit buxhetor arrin në 886.7 miliardë lekë, ose rreth 8.8 miliardë euro, të cilat do të vihen në dispozicion të institucioneve shtetërore
Pas mesnatës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 81 vota pro buxhetin e shtetit për vitin 2026.
Totali i fondit buxhetor arrin në 886.7 miliardë lekë, ose rreth 8.8 miliardë euro, të cilat do të vihen në dispozicion të institucioneve shtetërore.
Të ardhurat pritet të rriten në 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro që janë aktualisht. Kjo rritje atribuohet zgjerimit të aktivitetit ekonomik, vijimit të ritmeve të turizmit dhe përmirësimit të administrimit fiskal, transmeton albinfo.ch.
Borxhi publik për vitin 2026 parashikohet të ngjitet në 14.9 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro i këtij viti. Ndërkohë, rritja ekonomike është planifikuar në nivelin 4%, e mbështetur kryesisht nga sektori i turizmit dhe ai i ndërtimit.
Si ndahen fondet?
Buxheti i ri parashikon zbatimin e formulës së re të rritjes së pensioneve, që përfshin bonuse mujore. Për bonuset e pensionistëve janë planifikuar 100 milionë euro, ndërsa 16.5 milionë euro do të përdoren për indeksimin e tyre.
Po ashtu, buxheti mbështet rritjen e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, si dhe indeksimin me 2.5% të pagave në administratën publike duke nisur nga 1 janari.
Investimet publike për vitin e ardhshëm do të arrijnë në 1.8 miliardë euro, nga 1.6 miliardë euro të këtij viti.
Në shëndetësi, 13.5 miliardë lekë janë parashikuar për kompensimin e medikamenteve, ndërsa 1.5 miliardë lekë do të përdoren për barnat onkologjike.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












