Integrimi
Shqipja, gjuha e huaj numër një në Kantonin St. Gallen
Janë rreth 19.000 banorë të Kantonit St. Gallen ose 4.6% të të gjithë banorëve, që e kanë shpallur gjuhën shqipe si gjuhën kryesore të tyre
Rreth 12 për qind të banorëve të Kantonit të St. Gallenit nuk “mendojnë dhe ëndërrojnë” vetëm në gjermanisht ose në dialektin zviceran të gjermanishtes (schweizerdeutsch). Ata zotërojnë një gjuhë tjetër po kaq mirë ose eedhe më mirë se gjermanshten. Të tillët madje në sondazhet për Zyrën Federale të Statistikave kanë deklaruar atë gjuhë (jozvicerane) si gjuhë kryesore të tyre, shkruajnë gazetat “Tagblatt” dhe “Willer Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Kjo kategori është më e larta në vetë qytetin St.Gallenin me rrethinë dhe në regjionin Werdenberg, me 14%.
Gjuha e e huaj e folur më së shpeshti në kanton është gjuha shqipe, transmeton albinfo.ch. Janë rreth 19.000 banorë të Kantonit St. Gallen ose 4.6% të të gjithë banorëve, që e kanë shpallur gjuhën shqipe si gjuhën kryesore të tyre. Ata jetojnë para së gjithash në qarqet Wil dhe Rheintal. Afërsisht po kaq, 18.900 ose 4.5 % kanë deklaruar serbishten ose kroatishten si gjuhë të tyre kryesore. Këta jetojnë kryesisht në qarkun St.Gallen. Ndërkaq rreth 15.000 veta ose 3.6% kanë deklaruar se italishten e njohin më së miri. Ata jetojnë më shumë në regjionet Rorschach dhe See-Gaster.
Gjuhët tjera të rëndësishme në kanton janë: anglishtja, spanjishtja, portugalishtja dhe frëngjishtja.
Si erdhën shqiptarët e parë në Wil
Shtetasit e ish Jugosllavisë kanë ardhur në Zvicër dhe në Kantonin St.Galle në vitet `60 të shekullit të kaluar. Në këtë valë migrantësh kanë bërë pjesë shqiptarët, serbët, kroatët dhe të tjerët, përcjell albinfo.ch. Fillimisht ishin të punësuar si sezonierë e pastaj me kohë kanë filluar të marrin lejet e qëndrimit që përtëriten për çdo vit (Viza B), shkruan albinfo.ch.
Përcaktues për rritjen e migracionit nga ish Jugosllavia ka qenë ndryshimi i politikës së atjeshme të migracionit. Kush punonte jashtë vendit, nga viti 1962 e tutje në Jugosllavi nuk konsiderohej më si refugjat politik. Kështu ish Jugosllavia krijoi një ventil për papunësinë në vend, që ishte në rritje.
Në Zvicër, nga ana tjetër ndërmarrjet në boomin ekonomik që po përjetonte vendi, vraponin pas krahut të punës. Sikur punëtorët ashtu dhe të dy shtetet, llogaritnin se bëhej fjalë për një valë të përkohshme migracioni. Gastarbajterët, pas disa viteve duhej të ktheheshin dhe njohuritë e tyre të fituara do ta ndihmonin ekonominë e vendit. Kjo ishte ideja.
Në vitet e gjashtëdhjeta kishte ardhur në Zvicrën lindore edhe shqiptari Mark Çeta. Në fillim ai kishte punuar në një fermë bujqësore afër Wilit, më vonë në një punëtori djathi dhe pastaj në një fabrikë mobilesh, përcjell albinfo.ch. “Atëbotë duhej të punoje së pari pesë vite në bujqësi që të mund ta ndërroje pastaj degën”, kujton sot Çeta.
Ai më vonë bashkë me të shoqen ka drejtuar restorantin “Signal” në Wil dhe paralelisht ka punuar edhe si përkthyes për institucione të ndryshme publike.
“Firmat në atë kohë kishin nevojë për gjithnjë e më shumë njerëz”, thotë Çeta. Rekrutimi i fuqisë së re punëtore shkonte përmes organizatave profesioinale ose përmes kontakteve me të punësuarit.
Pamja në foto (Tagblatt): Atmosfera para ndeshjes në mes të FC Wil dhe Përfaqësueses së Kosovës, të luajtur në vitin 2014.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë












