Integrimi
Shqiptarët dhurojnë gjak në Spitalin Kantonal në Aarau
Një grup shqiptarësh të Zvicrës, të organizuar nga Xhamia e Bardhë, me moton: „Ti ke zemer, dhuro nje pikë gjak" dhuruan gjak për Spitalin Kantonal të Aaraut
“Sot më datë 20.02.2016 në Spitalin Kantonal në qytetin Aarau u realizua aktiviteti humanitar i dhurimit të gjakut nga bashkëvendësit tanë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Presheves, të gjithë këta anëtarë të Xhamisë së Bardhë në Aarburg të Zvicrës”, bëhet e ditur në një njoftim që në emrin e kryesisë së Xhamisë së Bardhë në Aarburg, kryetari i saj, Bashkim Shabani i ka dërguar albinfo.ch.
Pjesëmarrja ishte e kënaqshme, mbi 20 aktivistë, krahas kësaj kishte disa aktivistë të cilëve për arsye të kritereve strikte shendetësore nga spitali ju pamundësua që të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare.
Duhet theksuar që ky aktivitet zhvillohet në mënyrë tradicionale çdo vit nga Xhamia e Bardhë Aarburg, me ç`rast donatorët janë tejet të lumtur dhe instistojnë që ky aktivitet edhe më tepër të zgjerohet, thuhet më tutje në njoftim.
Dhurimi i gjakut bëhet për nevojat e Spitalit Kantonal të Aarau-t, megjithatë duhet theksuar që ka raste kur aktivitstët tanë me ftesë të spitalit dhurojnë gjak deri në tre herë brenda vitit.
Që ky aktivitet të ketë vazhdimësi, pos vetëdijes së lartë të donatorëve dhe zemërgjerësisë së tyre, pozitivisht ka ndikuar edhe mobilizimi nga ana e imamit të xhamise, Nehat Ismailit, dr.Mentor Bilallit si dhe dr.Shaip Kadriut të cilët janë të punësuar në këtë spital.
„Ti ke zemer, dhuro nje pikë gjak”, kjo moto e ketij viti, do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera, duke dëshmuar humanizmin e kombit shqiptar me vepra konkrete në panoramën më të bukur të Europës siç është Zvicra.
Kryesia e Xhamisë së Bardhë falenderon publikisht të gjithë pjesmarrësit në këtë akt human duke e lutur Zotin e plotfuqishëm që t`i shpërblejë me mirësitë e Tij”, përfundon njoftimi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën