Kosova
Shqiptarët e veriut u përgjigjen thirrjeve për rikthim në shtëpitë e tyre
Banorët shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për aplikim për ndërtimin e shtëpive të komunitetit joshumicë në komunat veriore të Kosovës.
Punimet atje tashmë kanë filluar dhe banorët janë të gatshëm që të kthehen në pronat e tyre.
Një prej tyre është Ramadan Ademi, i cili kthehet në pronën e tij në lagjen Kroi i VItakut pas plot 24 vitesh, raporton televizioni publik i Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Ne kemi jetu në një banesë në qytetin e MItorvicës si refugjat dhe asnjë ndihmë nuk e kemi pasë nga institucionet, faktikisht kemi qenë pa status në qytëtin tonë. Unë e them me plotë të drejt se këta banorë të kësaj lagjejë, për shqiptarët e kam fjalën , i kanë qëndru besnik shqiptarisë sepse asnjëri prje nesh nuk e ka shitë pronën”, tha mes tjerash Ademi.
Rindërtimi ka filluar edhe në pronën e Bashkim Rafunes I cili për 24 vjet i rezistoi ofertave të ndryshme për shitjen e pronës, ndonëse jetonte me qera.
“Kemi jetu në shtëpi të hauja dhe na kanë ndihmu dhe organizatata e huaja, pastaj edhe me ndihmën e familjarëve e kemi bo njëfar zgjidhje por kjo është shtëpia ime që ma ka lanë baba dhe kam dashtë këtu me u kthy. Normal edhe shteti duhet me na ofru siguri, deklaroi Bashkim Rafuna.
Banorët e lagjes Kroi i Vitakut ishin aplikuesit e parë në thirrjen për ndërtimin e shtëpive në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq për komunitetin jo shumicë.
Imer Fejza, zyrtar komunal tha se në të gjithë veriun e Kosovës po ndërohen shtëpi, dhe se tashmë të gjithë qytetarët që e kishin të pamundur të kthehen në shtëpitë e tyre, tani mund të kthehen.
Ky projekt ishte nismë e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal e cila u miratua nga qeveria e Kosovës, me vlerë rreth 1 milon euro. Afati për aplikim mbetet i hapur.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











