Kosova
Shqiptarët i duan më së shumti emigrantët në Ballkan
Pas Shqipërisë, emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, ku 28% e popullatës e kanë vlerësuar pozitivisht praninë e emigrantëve
Vendet e Ballkanit, edhe pse kanë nivele të larta emigracioni, nuk janë treguar të gatshme të pranojnë emigrantë të huaj në qytetet ku jetojnë, përveç Shqipërisë.
Një anketë e zhvilluar vitin e kaluar nga Barometri i Ballkanit njëkohësisht në Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë tregoi se shqiptarët kishin gatishmërinë më të lartë për të pritur emigrantë të huaj. Pyetjes nëse prania e emigrantëve të huaj është e mirëpritur në qytetin tuaj iu përgjigjën pozitivisht 43% e shqiptarëve.
Pas Shqipërisë, emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, ku 28% e popullatës e kanë vlerësuar pozitivisht praninë e emigrantëve, transmeton Monitor.
Në Shqipëri, popullsia që mirëpret emigrantët është 4 herë më e lartë se e vendeve fqinjë, përcjell albinfo.ch.
Më pak miqësorë për pritjen e emigrantëve të huaj shihen të jenë Bosnja dhe Maqedonia, ku vetëm 10% e popullsisë i mirëpret emigrantët.
Lidhja më e fortë e Shqipërisë me mirëpritjen e emigrantëve të huaj lidhet edhe me faktin se jemi populli më emigrues në Evropë. Shumica e familjeve shqiptare kanë kaluar përvoja emigrimi, duke i bërë ata më ndjeshëm ndaj fenomenit.
Sipas “Our World in Data” janë rreth 57,616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, ku prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune. Prej vitit 2010, numri i të huajve në Shqipëri është rritur. Në vitin 2010, sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.
Ndër arsyet kryesore të tërheqjes së të huajve në Shqipëri është kosto e lirë e jetesës. Për sa i përket lejeve të punës, italianët kanë numrin më të lartë. Së fundi, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar edhe për studentët italianë. Popullsia e dytë është ajo turke, ndjekur nga kinezët. Edhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të emigrantëve në Shqipëri. Megjithatë numri i tyre në raport me vite më parë është më i ulët.
Në rajon, Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh. Numrin më të madh e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj. Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, ku sipas Bankës Botërore në 2015-n ishin rreth 32 mijë.
E-Diaspora
-
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin Ekspozita “Who does the earth belong to while painting the wind” në Berlin u vlerësua si... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Poloni
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap Festivalin “4 Tradita” në Kraków -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly”
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie














