Lajme
Shqiptarët në diasporë, të lumtur me pranimin e Kosovës në UEFA
Frizeri shqiptar i njohur në Zvicër, Ludovik Tunaj – Ludo për albinfo.ch, kujton takimin që kishte në vitin 2014 në “FIFA Gala”, me ish presidentin e UEFA-s Michael Platinin. Në atë kohë Ludo pat kërkuar nga ai të nënshkruar në bluzë për anëtarësimin e Kosovës, por Platini përveç se e kishte refuzuar, edhe i kishte thënë: “Sa të jem unë president, Kosova kurrë nuk do të pranohet”
Pranimit të Kosovës në UEFA i janë gëzuar edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë. Grupe shoqërore janë duke e festuar në vende të ndryshme këtë ditë historike. Me gëzim këtë lajm e ka pritur edhe futbollisti shqiptar që luan në Grasshoper të Cyrihut, Mërgim Brahimi. Edhe pa u pranuar Kosova në UEFA, Brahimi ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Ai përveç lojës në fushë ka arritur të tundë disa herë portën kundërshtare.
“Është një ëndërr që është bërë realitet. Nuk ka gëzim më të madh për mua si futbollist se sa të luaj për vendlindjen time. Është diçka që nuk përshkruhet, por vetëm ndjehet”, thotë Mërgimi për albinfo.ch.
Ai shprehet se Kosova ka kapacitet të jashtëzakonshëm për të formuar një skuadër e cila do të jetë befasi për gjithë skuadrat e botës.
“Ne kemi treguar se çfarë ekipi kemi. Me pranimin e Kosovës, tash besoj se do të na bashkëngjiten edhe shumë lojtarë të tjerë ku do të formohet një ekip që do të ia ketë frikën ekipe të njohura në botë”.
I gëzuar për këtë ditë është edhe frizeri shqiptar i njohur në Zvicër, Ludovik Tunaj – Ludo Lee. Gjatë bisedës për albinfo.ch, Ludo kujton takimin që kishte në vitin 2014 në “FIFA Gala”, me ish presidentin e UEFA-s Michael Platinin.
Në atë kohë Ludo pat kërkuar nga ai të nënshkruante në bluzë për anëtarësimin e Kosovës, por Platini përveç se e kishte refuzuar, edhe i kishte thënë: “Sa të jem unë president, Kosova kurrë nuk do të pranohet”, kujton Ludo fjalët e tij dhe më pas shprehet: “Me dëshirën apo pa dëshirën e Platinit, Kosova është anëtare e UEFA-s”, shprehet Ludo për albinfo.
Me lot në sy thotë se e ka përjetuar këtë ditë edhe Gjon Bisaku nga Hamburgu i Gjermanisë, i cili është edhe babai i katër futbollistëve të vegjël, të cilët pritet të jenë yje të së ardhmes. “ Lajmi për anëtarësimin e Kosovës në UEFA më ka bërë të qaj më lot. Është një ditë e mrekullueshme për gjithë popullin e Kosovës. Vetëm me sport, art dhe muzikë e prezanton më së miri kulturën para botës”, thotë ai për “albinfo.ch”
Në pyetjen se çfarë mendon për bijtë e tij që një ditë të vishen më fanellën e Kosovës, ai shprehet: “Uroj që gjithë ata futbollistë qofshin fëmijët e mijë apo kushdo tjetër që do veshin fanellen e Kosovës, të na bëjnë krenar në gjithë botën”.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













