Shqipëria

Shqiptarët, populli me të ardhurat më të ulëta në rajon

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, me 28% të anketuarve që kanë blerë më pak fruta perime që të kursejnë dhe 35% në racionin e mishit

Të ardhurat e ulëta bëjnë që 60 % e shqiptarëve të blejnë më pak ushqime ndërsa për të kursyer nuk ka mundësi. Familjet në varfëri të thellë janë në kushte mbijetese.

Një rast i tillë është edhe me gjashtë anëtarë të një familje shqiptare, ku ushqimi nuk është çdo vakt në tavolinë.

Geraldo është 10 vjeç, por ngjan më i vogël. Kjo, e gjitha nga kequshqyerja. Jeton në një dhomë me një sipërfaqe më pak se 30 m. Bashkë me familjen e tij, në ditë harxhojnë 500 lekë.

“Ne kursejmë se nuk kemi, as 5 mijë lekë në ditë nuk i hamë, jemi vet i gjashtë. Byrek gatuajmë më shumë, fasule edhe ndonjë kofshë që e blejmë në dyqan, ndonjë pilaf. Supës I hedh galinë në vend të mishit. Te mishi kursejmë”, raporton “TCH”.

Sipas anketës së cilësisë së jetës së Komisionit Evropian, 46% e shqiptarëve kanë blerë më pak mish nga sa kishin nevojë për të kursyer, si dhe 38% e tyre kanë blerë më pak fruta, përcjell albinfo.ch.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian dhe me vendet kandidate, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer, si familja Brahimllari që nuk blinin mish duke mbledhur para për t’u blerë fëmijëve librat shkollorë.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, me 28% të anketuarve që kanë blerë më pak fruta perime që të kursejnë dhe 35% në racionin e mishit.