Lajme
Shqiptarët protestuan në Bujanoc, kërkojnë më shumë të drejta
Protestuesit kërkuan integrimin e shqiptarëve në jetën publike e institucionale, zhvillimi ekonomik dhe largimin e memorialit të xhandarmerisë serbe nga fshati Lluçan...
Mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës protestuan të premten në qendër të Bujanocit duke kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Protestuesit kërkuan respektimin e marrëveshjes së Konçulit, largimi e forcave të xhandarmërisë dhe heqjen e lapidarit serbë në fshatin Lluçan.
Përveç këtyre kërkesave, protestuesit kërkuan integrimin e shqiptarëve në jetën publike e institucioneve të Serbisë, zhvillimi ekonomik për tri komunat shqiptare si dhe kthimin e lapidarit të UÇPMB-së nëqendër të Preshevë.
Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë, por edhe atyre të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Para masës folën përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij rajoni, të cilët thanë se të drejtat e shqiptarëve janë të cunguara nga regjimit serb. Po ashtu, sipas tyre, nga prania e madhe e forcave serbe, xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, është kufizuar liria e lëvizje, si elementi themelor i demokracisë evropiane.
“Aty ku është vendosur lapidari i xhandarmerisë serbe, është vend ku janë thyer shtizat dhe ku është kërkuar liria, perspektiva dhebashkimi i kombit shqiptar. Prandaj ftojmë faktorin ndërkombëtar që të marrë masa sepse i provokon shqiptarët në boshtin kurrizorë”, tha Jonuz Musliu ish-përfaqësuesi politik i UÇPMB-së.
Edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi kërkoi që lapidari xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan të largohet sepse nuk i përkon këtij populli.
“Shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë pushtues të tokave tjera, jemi popull paqësorë dhe kërkojmë që lapidari xhandarmërisë në fshatin Lluçan të largohet sepse ai lapidar nuk është i shqiptarëve”, citojnë Arifin, mediat lokale.
Edhe deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi shprehu pakënaqësitë ndaj institucioneve të Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar i cili ka qenë edhe garantues i të gjitha marrëveshjeve për këtë rajon.
“Lapidari mbi fshatin Lluçan është kulminacioni i diskriminimit dhe dhunës psikike…”, deklaroi Halimi.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ndërkaq kërkoi që lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga forcat e xhandarmerisë të kthehet në qytetin e Preshevës.
Protesta u shpërnda e qetë, ndërsa gjithë rajoni i Luginës së Preshevës ishte i mbushur me forca të sigurisë.
Kjo është protesta e dytë gjithëpopullore që po mbahet në Luginën e Preshevës brenda këtij viti. Një protestë e tillë u mbajt dy javë më parë në Preshevë, pas heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.
Ndryshe Lugina e Preshevës është bërë regjion i tensioneve ndëretnike gjatë periudhës së fundit. Problemet filluan pas ndërtimit të lapidarit të dëshmorëve shqiptarë të UÇPMB-së në qendër të Preshevës. Ky lapidar u pa si provokim nga Beogradi zyrtar, ndërsa u hoq dhunshëm nga xhandarmëria serbe.
Ndërsa si kundërpërgjigje qeveria e Serbisë ndërtoi një lapidarë në formë të kryqit ortodoks, si shenjë përkujtimi për policët e varë gjatë përleshjeve me ish-guerilët e UÇPMB-së në vitin 2000-2001. Ky lapidar u ndërtua mbi fshatin Lluçan, i banuar me popullsi etnike shqiptare me konfeksion mysliman.
Kjo është parë qartë se është provokim për shumicën shqiptare në Luginën e Preshevës. Lapidari i serbëve vazhdimisht ruhet nga xhandarmëria.
E-Diaspora
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro













