Kosova

Shqiptarët renditen të dytët si më të dëbuarit nga vendet e BE-së

Agjencia Evropiane e Statistikave, Eurostat ka publikuar raportin që tregon se 9950 shqiptarë janë kthyer në vendlindjen pasi kanë marrë urdhër largimi nga një vend i Bashkimit Evropian, përcjellë albinfo.ch.

Siç shkruan Zëri i Amerikës, shqiptarët kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022.

Lista pasohet nga shtetasit gjeorgjianë me rreth 8040 persona dhe shtetasit sirianë me rreth 5590 persona.

Shtetasit shqiptarë me urdhra largimi ishin ata që jetonin ilegalisht në një nga vendet e BE-së, ku në gjithë bllokun sipas Eurostat në vitin 2022 u zbuluan rreth 1.08 milionë persona që jetonin në mënyrë të paligjshme, shkruan Zëri i Amerikës.

Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Një aspekt tjetër, i lidhur me këtë, ka të bëjë me veprat penale ku mund të përfshihen vizitorët afatshkurtër.

Eurostat nxjerrë përfundim se numri i shtetasve jo anëtarë të Bashkimit Evropian, të urdhëruar për t’u larguar nga një shtet anëtar i Bashkmit Evropaon, ishte 422400 por rreth 96795 shtetas nga vendet jashtë Bashkmit Evropian, me të cilëve dhe shtetasit shqiptarë, u kthyen në një vend tjetër pas urdhrave të largimit gjatë viti 2022.

Sipas raportit, Franca ka numrin më të lartë të shtetasve të kthyer, rreth 14240, ndjekur nga Gjermania me rreth 13130 persona dhe Suedia me rreth 10490 person, shkruan Zëri i Amerikës.

Sipas Eurostat rreth 15630 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja, ndërkohë që lista kryesohet nga shtetasit Ukrainës me 28890 persona dhe në vend të tretë për nga refuzimi i hyrjes në Bashkimin Evropain renditen shtetasit e Rusisë me 10 860 persona, përcjellë albinfo.ch.

Në vitin 2022, rreth 141060 shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian , raporton Eurostat iu refuzua hyrja në Bashkimin Evropian.

Numri më i madh i refuzimeve të hyrjes sipas Eurostat u raportua nga Polonia me 23 330 persona, ndjekur nga Hungaria me 15 780persona, Kroacia me 11 800 persona dhe Irlanda me 9 240 persona, shkruan Zëri i Amerikës.