Sport
Shqiptari nga Zvicra do ta përfaqësojë Kosovën në triatlon
Sami Morina ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në sportin e triatlonit, të formuar vetëm muaj më parë në Kosovë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Morina, që deri më tani ka marrë pjesë në gara të ndryshme në shtetin zviceran, tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Federata e Triatlonit të Kosovës është formuar muaj më parë. Morina, i cili ndodhet në Kosovë, sot vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga presidenti Besim Hasani dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.
“Presidenti Hasani përgëzoi Morinën për vendimin e marrë, duke i uruar suksese në garat ndërkombëtare.Vetë Morina u shpreh optimist që do të garojë për të fituar normën Olimpike Tokio 2020, për çka presidenti Hasani shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Ndërkaq, Samiu është shprehur i nderuar nga ky takim.
“Ishte një nder për mua që të takoja Presidentin e Komitetit Olimpik te Kosovës Besim Hasanin dhe nënpresidentin Gazmend Maxhuni, tashmë Sekretar i Federatës së Triatlonit të Kosovës, të diskutoj për planet për të ardhmen e Triatlonit”, ka shkruar Morina në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Triatloni është sport që përfshin tri diciplina: not, çiklizëm dhe vrapim.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












