E-Diaspora
Shqiptari rrahu për vdekje sirianin, Prokuroria kërkon mbi 5 vjet burg
22 vjeçari shqiptar rrahu për vdekje bashkëmoshatarin e tij sirian, në një diskotekë gjermane.
Mbi gjashtë muaj më parë ndodhi një përleshje brutale me grushta në “Black Lounge” të diskotekës “Joy” në Henstedt-Ulzburg. Një shqiptar (22) e goditi disa herë me grushta sirianin (22), i cili pasi mori lëndime të forta në tru, pas disa ditësh vdiq, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve, shkruan kn-online.de.
Prokuroria e ka hetuar veprën penale për vdekje dhe ka kërkuar pesë vjet e katër muaj burg për shqiptarin, ndërsa avokati ka kërkuar një dënim jo më të rëndë sesa dy vjet, për shkak se shqiptari ishte në vetëmbrojtje.
“I padituri nuk deshte të vrasë viktimën,” përcjell albinfo.ch, deklaratën e avokatit. 22 vjeçari shqiptar në fillim të seancës kërkoi falje. Vendimi përfundimtar i Gjykatës në Kiel do vendoset në 2 maj.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












