Bota
Shtetasi gjerman ndërron jetë pas tre vjetësh në koma, u helmua nga kolegu
Një gjykatë gjermane urdhëroi autopsinë e një njeriu që vdiq më shumë se tre vjet pasi hëngri sanduiçe të helmuara nga një koleg pune dhe ra në një gjendje kome
26-vjeçari u helmua në fund të verës 2016, pasi u kthye nga puna në një fabrikë valvulash në qytetin perëndimor Schloss Holte-Stukenbrock, në jug të Bielefeldit, ku kishte ngrënë sanduiçe të spërkatura me një pluhur helmues që përmbante plumb, merkur dhe komponime kadmiumi nga kolegu Klaus O., përcjell albinfo.ch.
Ai pësoi dëme të pariparueshme të trurit nga substancat, shkruan The Local.
Pas vdekjes së viktimës, “gjykata vendosi me kërkesë të prokurorëve që trupi i të ndjerit duhet të autopsohej” në rast të një procesi të ri ligjor, tha zëdhënësi i gjykatës shtetërore Bielefeld, Guiskard Eisenberg për AFP.
Në mars të vitit të kaluar gjykata dënoi me burgim të përjetshëm autorin e atëhershëm 57-vjeçar Klaus O. për tentativë vrasjeje.
Ai u kap me duar të kuqe në vitin 2018 duke provuar të helmonte kolegët e tjerë, përcjell tutje albinfo.ch.
Punëtorët në fabrikë pësuan dëme të mëdha në veshkë, duke bërë që gjykatësit të dënojnë Klaus O. edhe për dëmtime serioze dhe të rrezikshme trupore.
Një psikolog i tha gjykatës se “në deklaratat e tij për motivin e tij, ai dukej si një shkencëtar që testonte substanca në një lepur”, njoftuan mediat gjermane në kohën e gjyqit.
Autori i krimit ka apeluar dënimin e tij në gjykatën e lartë të Gjermanisë.
Gjykata Federale tani mund të hedhë poshtë ose të lejojë ankesën e tij, ose të rrëzojë dënimin origjinal – duke lejuar një dënim të ri të mundshëm për vrasje ose një formë tjetër pas vdekjes së viktimës, tha zëdhënësi Eisenberg.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh ashpërsinë e dënimit origjinal dhe një ndalim të përgjithshëm për një dënim më të lartë që vjen si rezultat i ankimit, nuk ka shanse për një ndëshkim më të ashpër për helmuesin, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











